Capello: Madrilenët bënë ndërhyrje kriminale ndaj Messit! (Video)

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 10:18 | Nga

Ish-trajneri i Realit të Madridit, Fabio Capello ka kritikuar ashpër lojtarët e “galaktikëve”, të cilët sipas tij gjithmonë sa herë luajnë përballë Messit bëjnë ndërhyrje kriminale ndaj tij.

Duke komentuar për kanalin “Fox Sports” në versionin italian, ai është shprehur se ndërhyrjet e Ramos, Marceloës dhe Casemiros ishin me qëllimin për ta dëmtuar yllin argjentinas.

“ Dihet që sa herë që ka një ‘El Clasico’ në Bernabeu, ndodh që lojtarët e Real Madridit përpiqen ta dëmtojnë Messin. Gjithmonë ata marrin një karton i kuq. Shikoni ndeshjen, një ndërhyrje kriminale, një faull i qartë me dashje i Ramosit, por edhe i të tjerëve, që tejkalojnë të drejtën sportive”, ka thënë gjatë komentit të ndeshjes Capello.

https://www.youtube.com/watch?v=7N39D3TTSeU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme