Cardi B po bën lëvizje tjera që po i sjellin asaj para.
Reperja e hitit “Twerk” ka nënshrkuar kontratë me Pepsin për realizimin e reklamës së re.
Reklama do të shfaqet më 3 shkurt dhe sipas TMZ reklama tashmë është përfunduar dhe do të shfaqet në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes kryesore në futbollin amerikan.
Cardi B ju bashkohet një elite të artistëve që kanë realizuar reklamë për Pepsin, si Michael Jackson, Jennifer Lopez. Madonna, Beyonce, Britney Spears, Nicki Minaj, Mariah Carey dhe shumë yje tjera.
Superylli i hip hopit nga Bronxi po ashtu do të jetë në Atlanta gjatë mbrëmjes së Super Boël duke performuar në ngjarjen paraprijëse më 2 shkurt.
Ajo po ashtu ka qenë në bisedime me Maroon 5, por negociatat kanë dështuar.
Cardi mbetet e zënë pasi ajo së fundmi lansoi projektin e ri dhe pritet që të publikojë edhe bashkëpunimin me Bruino Mars dhe ka xhiruar videoklip për remiksin “A No No” të Mariah Careyt.