Reperja e popullarizuar amerikane, Cardi B, emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Marlenis Almanza, po bëhet nënë për herë të dytë.
Këtë e ka njoftuar në ngjarjen e madhe vjetore “BET Aëards” duke zbuluar se së bashku me Offset janë në pritje të fëmijës së ditë.
Pak pas njoftimit, krijuesja e “Bodak Yelloë” publikoi një fotosesion ku tregon barkun e rrumbullakosur.
“Ne e dëgjuam njëri-tjetrin, komunikuam, u lutëm dhe pastaj Zoti bekoi familjen tonë me një tjetër bekim. Shtëpia jonë ndihet shumë e lumtur e po ashtu edhe shumë e zënë, por ne jemi gati dhe të gëzuar. Faleminderit të gjithëve për urimet e juaja”.
Cardi në një tjetër fotografi pranë të bijës vazhdoi, “Unë thjesht e di që këta të dy do ta duan shumë njëri-tjetrin dhe do të debatojnë aq shumë pasi që kanë tri vjet diferencë…ashtu si unë dhe Henny, por një gjë me siguri është e sigurt se ata do të kenë mbështetjen e njëri-tjetrit si askush tjetër”.
Cardi B dhe Offset ndërkohë janë prindër të një vajze të quajtur, Kulture.
Të njëjtit viteve të fundit kanë pasur ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, por që sërish theksuan se nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.