Cardi B vendos rekord të ri, bëhet reperja e parë me katër këngë diamant

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Cardi B ka festuar një arritje historike në karrierën e saj, duke u bërë reperja e parë femër që ka katër këngë të certifikuara me diamant.

33-vjeçarja festoi deri në orët e para të mëngjesit, pasi “WAP”, bashkëpunimi i saj me Megan Thee Stallion, kaloi zyrtarisht shifrën e 10 milionë njësive të shitura në SHBA.

Kënga iu bashkua “Bodak Yellow”, “I Like It” dhe “Girls Like You”, duke e çuar në katër numrin e këngëve të saj me këtë certifikim, shkruan DailyMail.

Gjatë festimeve, Cardi tërhoqi vëmendjen me një bluzë të bardhë me dekolte të theksuar, pantallona të ngushta dhe taka ngjyrë jeshile mente.

Një këngë merr certifikimin diamant pasi arrin të paktën 10 milionë njësi ekuivalente në shitje dhe transmetime.

Të ngjashme