Organizata “Caritas Kosova” ka thënë se lidhja e marrëveshjes mes Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Caritasit të Zvicrës, në vlerë prej 1.1 milion euro, është shkelje flagrante.
Nga kjo organizatë kanë thënë për Ekonomia Online se janë organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër.
Alfred Pjetri, drejtor ekzekutiv i “Caritas Kosova”, ka thënë për Ekonomia Online se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e tyre.
Pjetri ka thënë se “Caritas Kosova” implementon projekte anembanë Kosovës në emrin e Caritas.
Ai ka shpjeguar se Marrëveshja që është nënshkruar nga ministri Fikrim Damka, me bekimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në vlerë 1 milion e 100 mijë euro është bërë me Caritasin e Zvicrës, të cilin nuk e njeh Kisha akatolike në hapësirën e Kosovës.
Ai ka theksuar se “Caritasi” është në një familje dhe në cdo vend ka përgjegjësitë e nënshkrimit me donatorët dhe qeveritë për të nënshkruar dhe implementuar një marrëveshje.
“Të gjithë të tjerët edhe ne kemi parë përmes mediave në lidhje me marrëveshjen që është nënshkruar ndërmjet “Caritasit” zviceran dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe sigurisht duke qenë se ne jemi “Caritas Kosova”, e kemi parë të nevojshme që të bëjmë një reagim dhe ta qartësojmë opinionin e gjerë që bëhet fjalë për një organizatë të caktuar, mirëpo parashtesa Caritas sigurisht asocon më gjerë se “Caritasi” është rrjet i madh dhe ne kemi dashur t’ju bëjmë më dije se ne nuk kemi të bëjmë asgjë me atë marrëveshje, nuk jemi pjesë e asaj marrëveshje dhe nuk jemi as në dijeni të këtyre zhvillimeve”, ka thënë Pjetri për EO.
Pjetri ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë organizatë, për të cilën hedh shumë dyshime.
“Këto janë çështje që ju takojnë institucioneve tjera, ka institucione të Republikës së Kosovës që do të merren më atë cështje, ne nuk është se kemi aq informata prandaj nuk mund të kemi as ndonjë mendim. Përveç reagimit në lidhje me qartësimet siç i përmendëm ne si “Caritas Kosova” kemi propozuar që shumë vite që të gjitha veprimet që kanë qenë të zyrave të ndryshme të Caritasit të integrohen në kuadër të Caritasit të Kosovës dhe këtë e kemi kërkuar dhe e kërkojmë vazhdimisht dhe presim që të ketë një mirëkuptim të tillë, sepse në një shtet duhet të operojë vetëm një Caritas që në këtë rast është Caritasi i Kosovës dhe atëherë ka një qartësi shumë të madhe për të gjithë opinionin dhe për të gjitha punët”, ka thënë në fund ai.
Rasti u denoncua edhe nga PDK-ja
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, dje në një konferencë për shtyp, ka denoncuar keqpërdorimin e 1.1 milion eurove, ku sipas saj të përfshirë janë dy ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka.
Deputetja Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme. Sipas saj, dyshimet janë edhe të karakterit institucional, edhe të karakterit financiar, rreth asaj se për çfarë janë shpenzuar ato mjete.
“Memorandumi është nënshkruar më datë 16 gusht 2021, nga ana e Ministrit Fikrim Damka dhe përfaqësuesve të Caritas-it Zviceran (CACH), ku statusi ligjor i këtij të fundit, është Organizatë Joqeveritare (OJQ), e regjistruar si e tillë në Ministrinë e Administratës Publike të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Zhvillimit Rajonal, jo vetëm që nuk ka autorizim ligjor, por është shprehimisht e ndaluar me legjislacionin në fuqi që shpenzimi i buxhetit shtetëror të bëhet në mënyrën siç është vepruar në këtë proces, e mbi të gjitha, të nënshkruhet marrëveshje për ndarje fondesh publike me një Organizatë Joqeveritare, pa pasur shpallje publike e pa iu nënshtruar një gjë e tillë kritereve për çfarë shteti ka shpallur si interes me atë shpallje”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, avokati Faton Fetahu, argumentoi se pretendimet për paligjshmërinë e kësaj marrëveshje mbështeten në katër pikvështrime ligjore.
“E para, kjo marrëveshje është në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. E dyta, është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjsitë. E treta, është në kundërshtim me ligjin për ndarjet buxhetore dhe e katërta, me legjislacionin e menaxhimit dhe shpenzimit të subvencioneve qeveritare.”, ka thënë avokati Fetahu.
Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve të hetuesisë që të merren urgjentisht me hetimin e këtij rast