Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të CARITAS-it për Azi dhe Evropë
Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim drejtorin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Azi dhe Evropë nga CARITAS-i Zviceran, Fred Lauener, me të cilin bashkëbiseduan për rezultatet dhe sukseset e arritura bashkërisht në ndihmë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim zëvendësministri Hoxha e falënderoi, Lauener për ndihmën e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e tyre konsistent me Institucionet e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht shfaqi gatishmërinë për ta përforcuar bashkëpunimin në implementimin e projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë në fushën e ri-integrimit të qëndrueshëm.
Ndërsa, Lauener falënderoi zëvendësministrin Hoxha për gatishmërinë për bashkëpunim, duke u dakorduar për identifikimin e pikave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve për ri-integrim të qëndrueshëm.
Personat e riatdhesuar mbështeten nga Programi i Ri-integrimit, bazuar në Strategjinë për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Rregulloren QRK Nr. 04/2016, për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Ri-integrimit.