Qyteti i Gjakovës mbledh sot të gjithë adhuruesit e tingujve të muzikës pasi këtë të diel nis Çarshia Fest.
Ky festival synon promovimin e trashëgimisë kulturore të Çarshisë së Vjetër, me anë të muzikës, artit dhe prezantimit të saj si destinacion kulturor dhe turistik, njofton Klan Kosova.
”Ideja fillestare është të prezantojmë një festival në Çarshinë e Vjetër, i cili krijon një atmosferë pozitive me anë të programit, aktiviteteve dhe artistëve pjesëmarrës, duke e shfaqur shpirtin e Çarshisë së Vjetër” thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Përveç muzikës, të gjithë adhuruesit e artit mund të zhyten në magjinë e veprave artistike plot jetë që do të punohen përgjatë festivalit në të dy hyrjet e Çarshisë, pikturë, punime ‘hand-made’, aksesorë dhe mediume të ndryshme të artit.
Shumë artistë, shumë zhanre të ndarë në 4 skena/pika brenda Çarshisë, duke filluar me instrumentistë, DJ dhe bende.
Alt’n Beats, Teelco, Lecriu, Altin Boshnjaku, Artil, B.B Poqi & Band, Art Lokaj & Band, Dj Lumi, Dj Mali, Dj Ld, Lilac, Gamblemania – Xhurim Dema – Ardian Bakalli (BLOOM), Arian Randobrava on SAX, Dj Bannzz, Dj Fidani, Dj Onufri, Latino Band, Taulant Rruci on Violin, DJ Nasty, Valon Shehu & Band, Albulena Jashari & Band, Nita Latifi & Band, Teoman Ukqa on Drums – ‘Blitzz Project’
Ky event është mundësuar nga lokalet e Çarshisë dhe Komuna e Gjakovës, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.