Casillas ka pritur në spital shokët e skuadrës së Portos
Iker Casillas pësoi sulm në zemër gjatë stërvitjeve të mërkurën, por fatmirësisht, mjekët e klubit kanë reaguar shpejt duke e dërguan gjithashtu menjëherë në spital dhe tani gjendja e 37-vjeçarit është mirë dhe stabile.
Gjatë ditës së premte, atë e vizituan i gjithë stafi i skuadrës së Portos bashkë me lojtarët, duke i uruar shërim të shpejt ish-kapitenit legjendar të Real Madridit.
Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por duket se tashmë futbolli i takon të kaluarës për Casillasin, i cili i detyruar, duhet t’i varë atletet.
I pyetur lidhur me këtë, Casillas ishte shumë i sinqertë: “Futbolli është pjesë e jetës sime, por jeta është më e rëndësishme se të gjitha tjerat”.