“Messi” ndërpret Casillasin në intervistë, ja si reagon (Video)

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 15:52 | Nga

Iker Casillas ka qenë duke dhënë një intervistë për mediet në Katar, por gazetari i ka përgatitur një rreng, për humor.

Pas “kuintave” ishte djaloshi nga Irani, që ngjan shumë me yllin argjentinas të Barcelonës, Leo Messi, i cili konsiderohet sozia e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Ai ka ardhur nga pas krahëve dhe e ka prekur në sup portierin e njohur spanjoll, teksa ky i fundit ka kthyer kokën dhe është hutuar për pak sekonda.

Pastaj e ka kuptuar domethënien e kësaj fabule dhe ka nisur të qeshë e të flasë me “Messin e Iranit”, duke kaluar gjithçka me sportivitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme