Iker Casillas i është rikthyer edhe njëherë çështjes së largimit të tij nga Reali i Madridit. Ish kapiteni ka treguar se kishte vendosur në janar të vit 2015 të largohej nga Santiago Bernabeu.
Gardiani spanjoll e kishte menduar diçka të tillë që në vitin 2014 kur fituan Ligën e Kampionëve, por për arsye të ndryshme nga skuadra u largua Diego Lopez.
“E dija që në janar ose shkurt të vit 2015 se kishte ardhur fundi im në Real Madrid. Atmosfera nuk ishte më e mirë dhe mendova se vendimi më i mirë ishte për tu larguar. Mendova se Reali do të më largonte në vitin 2014 pasi fituam Ligën e Kampionëve, por në fund vendosen se ai që duhej të largohej ishte Diego Lopez, por pavarësisht kësaj, atmosfera nuk ishte e mirë”, u shpreh Casillas për mediat portugeze.