Cassavola: I gatshëm të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 10:04 | Nga

Zëvendësministri Xhemajlaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Itali, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj po qëndron në një vizitë në Republikën e Italisë, me ç’rast ka takuar drejtorin e Policisë Kufitare në Bari, Giovani Cassavola.

Me këtë rast zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi Republikën e Italisë, veçanërisht karabinierët italian për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në përkrahjen për institucionet e sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të dy policive, veçanërisht në fushën e trajnimeve, shkëmbimin e përvojave, me theks të veçantë në menaxhimin e kufijve.

Zëvendësministri Xhemajlaj kërkoi ndihmën e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Ndërsa Cassavola u shpreh i gatshëm që do shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të përkrahur në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën që në qytetin e Barit, Republika e Kosovës të ketë konsullin e vet për shkak të nevojës se këtë qytet udhëtojnë shumë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe kjo do të ishte në interes të dy shteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme