(Poezi nga Marisa Ashiku) Fshij me qerpikrrugët e ditës së shkuar,kalldrëm,ku rrëshqasin kujtimet e zbardhuranën dritën e hënës! ditalind e përhumburnë lakuriqësinë e dy zemravedhe në dy sy që puthen… kam nevojëtë t’lexoj botëne mbërthyer në iris,nga e majta në të djathtëe nga e djathta në të majtëe të ndal gjithçka… në një çast… pikërisht […]
Çast

(Poezi nga Marisa Ashiku)
Fshij me qerpik
rrugët e ditës së shkuar,
kalldrëm,
ku rrëshqasin kujtimet e zbardhura
nën dritën e hënës!
dita
lind e përhumbur
në lakuriqësinë e dy zemrave
dhe në dy sy që puthen…
kam nevojë
të t’lexoj botën
e mbërthyer në iris,
nga e majta në të djathtë
e nga e djathta në të majtë
e të ndal gjithçka
… në një çast…
pikërisht atë çast
që pulson në damarët e tu,
e kacavirret
drejt portretit të gjelbërt
të kohës sime…
Korrik 2023











