Edinson Cavani karrierën do ta vazhdoj në kampionatin spanjoll La Liga.
Sulmuesi uruguaian është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën franceze Paris Saint Germain dhe pritet të largohet.
PSG nuk i ka ofruar kontratë të re atij dhe ai tanimë ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin.
Mediat spanjolle kanë raportuar se agjenti i lojtarit ka qëndruar në Madrid ku ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll.
Cavani do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Los Colchoneros pasi ishte dëshira e madhe e trajnerit Diego Simeone, transmeton telegrafi.
Interesim për sulmuesin 32-vjeçar kishin shprehur edhe dy skuadrat italiane Inter dhe Napoli.