Sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën (UNFPA) komuniteti global edhe pse në 15 vitet e fundit ka bërë zhvillime të rëndësishme në përmirësimin e jetës së vajzave të periudhës së adoleshencës, vajzat në vendet në zhvillim ende detyrohen të jetojnë në kushte të vështira.
Sipas të dhënave të Fondit të Emergjencës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në gjithë botën ka 1.1 miliard fëmijë që janë vajza. Prej tyre 62 milionë nuk shkollohen ndërsa 16 milionë vajza të moshës 6 deri në 11 vjeç ballafaqohen me rrezikun e mos fillimit të mësimit në shkollë.
Çdo e 7-ta vajzë e moshës 15-19 vjeçare në botë detyrohet të martohet. Në shtetet në zhvillim, çdo e 3-ta vajzë detyrohet të martohet para moshës 18 vjeçare, kurse çdo e 9-ta vajzë detyrohet të martohet para moshës 15 vjeçare.
Vajzat të cilat detyrohen të martohen në moshë të re edhe pse nuk janë të pjekur dhe të gatshme për këtë, shpesh i nënshtrohen dhunës fizike dhe seksuale. Një pjesë shumë e madhe e këtyre vajzave i japin fund jetës shkollore për shkak të përgjegjësive shtëpiake.
Sipas të dhënave të OKB-së, mundësia e martesës së detyruar të vajzave të familjeve të varfëra është 2.5 fish më e lartë se vajzat e familjeve të pasura.
Sipas të dhënave të UNICEF-it, në gjithë botën ndodhen rreth 700 miliona gra të martuara para moshës 18 vjeçare ndërsa 125 milionë nga këto gra jetojnë në Afrikë.
Më tej thuhet se 39 për qind e vajzave në shtetet Sub-Sahariane të Afrikës detyrohen të martohen para moshës 18 vjeçare. Pas këtyre shteteve vijnë shtetet e Amerikës Latine, Karaibeve, Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore.
Rreth 23 për qind e vajzave të Amerikës Latine detyrohen të martohen para moshës 23 vjeçare dhe niveli më i lartë i martesave në moshën fëmijërore me 41 për qind është në Nikaragua. Niveli i martesave në moshën fëmijërore në Honduras është llogaritur të jetë 34 për qind, në Guatemala 30 për qind, në Republikën Dominikane 37 për qind, në Brazil 36 për qind dhe në Meksikë 23 për qind.
Rreth 18 për qind e vajzave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore martohen para moshës 18 vjeçare. Çdo e 5-ta vajzë e këtij rajoni martohet para moshës 18 vjeçare. Niveli i martesave të moshës fëmijërore në Jemen është 32 për qind kurse në Algjeri 3 për qind.
Nënat e moshës fëmijërore
Gjithashtu edhe niveli i shtatzanisë tek vajzat e martuara në moshën fëmijërore është e lartë për shkak të mosnjohjes së metodave të kontrollit të lindjes. Në shtetet në zhvillim, çdo e 9-ta vajzë prej 10 vajzave të martuara në moshën fëmijërore mbetet shtatzënë.
Në këto shtete ku çdo ditë lindin rreth 20 mijë vajza të moshës 18 vjeçare, vdekjet për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga lindja janë në vend të parë.
Shtatzënia dhe lindja e vajzave të cilat nuk kanë arritur pjekurinë fizike dhe psikologjike, me vete sjellin edhe probleme të shumta shëndetësore.
Vajzat punojnë më shumë
Sipas raportit “Fuqia e 10-it: Të vërtetat e habitshme për vajzat e moshës 10 vjeçare” të UNFPA-së të publikuar në vitin 2016, në gjithë botën 60 milionë vajza të moshës 10 vjeçare kanë fëmijë.
Sipas raportit 10 për qind e vajzave të moshës 5-14 vjeç, më shumë se 28 orë në javë angazhohen me punët e shtëpisë. 75 për qind e vajzave të cilat punojnë në vende si ferma nuk paguhen. Te djemtë kjo përqindje është 54 për qind.
Raporti tregon se çdo ditë 47 mijë e 700 vajza martohen ose po ballafaqohen me rrezikun e martesës para moshës 18 vjeçare.
Në raport thuhet se çdo 10 minuta në botë një vajzë humb jetën për shkak të dhunës ushtruar. Arsyeja kryesore e vdekjes së vajzave është SIDA.
Sipas UNFPA-së arsyeja kryesore e vdekjes së vajzave të moshës 10-19 vjeçare është SIDA.
Arsyeja e dytë më e përhapur e vdekjes së vajzave të moshës së adoleshencës është vetëvrasja. Vajza të shumta kryejnë vetëvrasje për shkak të dhunës së ushtruar.
Kombet e Bashkuara (OKB) me iniciativën e Turqisë në vitin 2011, caktoi 11 Tetorin si “Dita Botërore e Vajzave”. Këshilli i Përgjithshëm i OKB-së, miratoi unanimisht projekt-rezolutën e përgatitur nga Turqia, Kanadaja dhe Peruja për shpalljen e 11 Tetorit si “Dita Botërore e Vajzave”.