Edhe në Vlorë ka nisur aplikimi i dozës së tretë anti-covid.
Në qendrën shëndetësosre të lagjes 1 Maji ka pasë radhë për kryerjen e dozës së tretë, ndërsa sipas mjekes së qendrës Rajmonda Zotaj deri në 20 është numri i vaksinave të kryera çdo ditë .
Sipas saj vaksina përforcuese po aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.
Ndërsa për vaksinimin e fëmijëve po bëhen ende përgatitje,
Qytetarë në këtë qendër janë shprehur se e bëjnë me dëshirë dozën e tretë dhe besojnë tek efekti i saj në shëndetin e tyre.
Në Vlorë aplikimi i dozës së tretë nisi dy ditë me vonesë, por mjekët këtë proces e quajnë të mbarë