Në Shali të Çeçenisë janë hapur dyert e një xhamie të re që po konsiderohet si ndër më të mëdhatë, dhe e cila mund të pranojë deri në 30 mijë besimtarë.
E tërë xhamia është punuar nga mermeri i bardhë, e në platonë e saj mund të qëndrojnë edhe 70 mijë besimtarë tjerë.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj xhamie ka marrë pjesë presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadirov i cili me disa fjalë iu drejtua të pranishmëve.
Videoja e publikuar më poshtë tregon se për çfarë xhamie bëhet fjalë, e cila është filmuar nga ajri dhe vërtetë duket madhështore.