Në Pragë, me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka filluar nënshkrimi i një peticioni me të cilin kërkohet tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Në dokument, i cili pritet t’i dorëzohet Parlamentit çek dhe Qeverisë, nënshkrimin i pari e ka vënë Jan Kavan, ish – shef i diplomacisë çeke, ish – nënkryetar i Qeverisë dhe kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.
Organizatorët e peticionit presin që peticionin ta nënshkruajnë, gjoja personalitete politike.