Çekia me numrin më të vogël të rasteve me Coronavirus në katër javë

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Republika Çeke konfirmoi të dielën 3 608 raste të reja me Coronavirus, që është shifra më e ulët ditore në katër javë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara të hënën, shifra është gati për 3,000 më e vogël se një javë më herët.

Vendi me 10.7 milionë banorë, që ka përjetuar një nga normat më të larta të infektimit në Evropë, ka konfirmuar gjithsej 414,828 raste me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu tha se 101 pacientë kanë vdekur të dielën, si pasojë e koronavirusit.

Në total, Çekia ka regjistuar 4,858 viktima nga koronavirusi.

Numri i të shtruarve në spital po ashtu ra për rreth 500, krahasuar me të shtunën.

Javën e kaluar, autoritetet çeke kanë thënë se kurba e të infektuarve në këtë vend është rrafshuar, porse spitalet janë të ngarkuara.

Spitalet kanë anuluar gati të gjitha procedurat jourgjente dhe disa është dashur të fillojnë transferimin e pacientëve në rajone të tjera.

Qeveria ka mbyllur shkollat, restorantet dhe shumicën e pikave të shitjes me pakicë dhe ka vendosur orë policore natën, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme