Çekia shënon ditën e dytë më të rëndë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Çekia ka shënuar ditën e dytë radhazi me numër rekord të rasteve me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, me 486 raste në 24 orët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, ka thënë se këto shifra nuk përfaqësojnë fillimin e një vale të dytë të koronavirusit, pasi e para nuk ka kaluar ende, raporton BBC.

Por, ka shtuar se virusi është më pak i rrezikshëm se në pranverë. Rreth 2.5 për qind të rasteve pozitive janë të hospitalizuar, krahasuar me ato në pranverë kur ishte mbi 10 për qind, transmeton KOHA.

Çekia është futur në listën e shteteve që duhet të izolohen në Britani, duke nënkuptuar se njerëzit që arrijnë në Britani duhet të izolohen për 14 ditë.

Të ngjashme