Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u është gëzuar fitoreve të xhudisteve kosovare në Azerbajxhan.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ekipi është në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
“Në Grand Slamin e Bakusë, Nora rrëmbeu të artën e Disi të argjendtën. Nesër garojnë Akili, Laura e Loriana. Ekipi në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Kosova, shtet i xhudos”, ka shkruar Çeku.