Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se do të mbështesin vajzat dhe djemtë që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike verore në Tokio që mbahen në vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Ai në mbledhjen e Asamblesë së Punës dhe asaj Zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka përgëzuar për punën që është bërë duke përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Ministria ju përgëzon për punën dhe sukseset që keni arritur duke përfaqësuar vlerat tona në arenën ndërkombëtare. Urojë të na përfaqësoni denjësisht dhe të bëni krenar çdo qytetar të Kosovës me të arriturat tuaja në sport duke u kurorëzuar edhe me medalje”, tha ndër të tjera ministri Çeku, duke i falënderuar dhe Majlinda Kelmendin e Driton Kukën për medaljen e fituar në LO Rio 2016, duke e konsideruar se kanë bërë krenar secilin në Kosovë”
“MKRS-ja dhe Qeveria do ta ketë prioritet sportin bazuar në programin e saj me qëllim avancimin dhe zhvillimin e sportit duke modernizuar infrastrukturën, masivizuar sportin nëpërmjet sporti shkollor dhe sportit për të gjithë, identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në sport, fuqizimin e aktivitetit sportiv e fizik në ruajtjen e mirëqenies shoqërore”, veçoi tutje ministri.”, tha Çeku.
Ministri Çeku tha se si ministër por edhe MKRS-ja do të bashkëpunojë me udhëheqësinë e re të KOK-ut e cila pritet të dalë pas procesin zgjedhor dhe u uroi suksese kandidatëve për pozitat që garojnë për ciklin e ardhshëm olimpik në Kosovë.
Ndërsa, kryetari i tanishëm i KOK-ut, Besim Hasani, e falënderoi ministrin Çeku dhe drejtuesit e MKRS-së të cilët për pjesëmarrjen në punimet e asamblesë zgjedhore të KOK-ut.