Rama takon Çekun: Kultura dhe sporti kërkojnë bashkërendim me nivelin qendror

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Çekun ka biseduar për bashkërendimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive për nevojat e kryeqytetit.

Gjatë takimit kanë shpalosur ide për projektet që pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë.

“Kultura dhe sporti, si dy sfera mjaft vibrante, natyrisht se kërkojnë bashkërendim frekuencash të nivelit qendror me atë lokal për të plotësuar nevojat e qytetit”, ka shkruar Rama

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme