Çeku: Zhbllokohet procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është zhbllokuar përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore.

Sipas tij, gjatë javëve dhe muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

“Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disa vjeçar i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë”.

“Gjatë javëve dhe muajve në vijim pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore”.

Të ngjashme