Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, Lirak Çelaj, është shprehur i pakënaqur me qeverisjen e deritanishme në kryeqytet.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Çelaj ka vlerësuar se Prishtinës i duhet një udhëheqje më e guximshme dhe më e shpejtë për ta zënë hapin e kohës së humbur.
Çelaj ka treguar se e ka mbështetjen e degës së PDK-së në Prishtinë për të qenë kandidat për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet lokale mirëpo, sipas tij, për këtë çështje do të vendosë kryesia qendrore e partisë.
Ai ka thënë se PDK-ja në këto zgjedhje në Prishtinë duhet ta ndryshojë qasjen në prezantimin e kandidatit, jo që ta bëjë publik emrin e kandidatit pak ditë para zgjedhjeve.