Të mësosh një gjuhë tjetër, krejtësisht ndryshe nga gjuha jote, sigurisht që nuk është e lehtë, por as e pamundur nuk është.
Për të mësuar një gjuhë të huaj më shpejt është e domosdoshme të fillosh nga gjërat e thjeshta: “ Si jeni”, “Nga jeni”, “ A po ju pëlqen Prishtina” etj. Kur ju merrni përgjigje konkrete nga këto pyetje, ju do t’i mbani mend ato dhe kështu e krijoni besimin tuaj rreth asaj gjuhe.
Nëse je në një vend të huaj, dhe askush nga ata nuk e njeh gjuhën tënde po as gjuhën angleze ti duhet ta fillosh kështu mësimin e asaj gjuhe. Fillimisht t’i mësosh foljet e parregullta, përdorimin e tyre, të marrësh shënim për çdo fjalë që e dëgjon, duke i shkruar është akoma mënyra më e duhur për të mbajtur mend diçka për një kohë shumë të gjatë.
Hapi tjetër që të mundëson ta përvetësosh një gjuhë të huaj është edhe duke e dëgjuar një bisedë audio, e cila rezulton të jetë shumë e dobishme, në atë mënyrë theksin e fjalëve e shqipton si duhet pasi t’i kesh mësuar rregullat. Edhe muzika bënë pjesë këtu (muzikë e standardeve të larta gjuhësore). Muzika është një mënyrë shumë e mirë për të mësuar intonacionin e një gjuhe dhe të trajnojë muskujt e fytyrës, për t’iu përshtatur dialogut.
Leximi i shkrimeve apo librave paraqet një rëndësi po aq të madhe sa dëgjimi i një teksti-audio. Duke lexuar e përsosë shkrimin e gjuhës të cilën pretendon ta mësosh, sepse duke i parë fjalët si janë të shkruara ato të mbesin gjatë në mendje, shkruan Gazeta Metro.
Pastaj kur e mësoni pak gjuhën, disa fjalë e shprehje është mirë që ato t’i praktikoni menjëherë në të shkruar, p.sh duke shkruar ese me ato fjalë, kështu fjalët që i dini paraprakisht i bashkoni me fjalë tjera dhe u jepni kuptim në fjali.