Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati, dënohet deri në 7 vjet burg

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me një dënim prej shtatë vjet burgim.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Postimi i plotë:

Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.
KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.

Reagimi i komisionerit vjen në një kohë kur palë të ndryshme në qendra të numrit kanë bërë akuza për ndërhyrje të qëllimshme në fletëvotime për t’i kthyer ato në të pavlefshme./TCh

Të ngjashme