Mesfushori Bersant Celina ka asistuar dy gola të shtunën në fitoren 3:1 që skuadra e tij Swansea City e shënoi në shtëpi ndaj Middlesbroughs, në xhiron e 40-të të Kategorisë së Dytë të Anglisë.
Celina asistoi golin e dytë dhe të tretë të ndeshjes. Swansea zë vendin e 13-të me 53 pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Celina këtë stinor ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar tetë në 40 ndeshje në të gjitha garat.