Bersant Celina mund të rikthehet në Premierligë në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit. Interesim për yllin kosovar të Swansea Cityt ka shfaqur Brightoni
Bersant Celina po luan me sukses në Championshipin anglez viteve të fundit, shkruan Gazeta Express.
Ylli kosovar është lojtari kyç i Swansea Cityt, por e ardhmja e tij mund të jetë larg ekipit uellsian.
Në fakt, përfaqësuesi kosovar mund të rikthehet në Premierligë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat britanike shkruajnë se interesim për futbollistin prizrenas ka shfaqur Brightoni.
Mediumi “The Sun” shkruan se trajneri Graham Potter i ka bërë gati 10 milionë funte për kartonin e Celinës.
Tash, Brightoni i ka afro 10 ditë kohë për ta transferuar 23 vjeçarin.
Swansea është e gatshme ta shesë futbollistin, por vetëm për një shifër të arsyeshme.
Siç dihet, Celina kishte luajtur më parë në Manchester City, ndërsa e kishte rastin të debutonte edhe në Premierligë.