Celina synon të dëshmohet në përballjen me Cityn

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Kosovës dhe ylli i Swanseas, Bersant Celina synon që ta dëshmojë veten në përballjen me ish-skuadrën e tij Manchester Cityn, me të cilën do të përballet në kuadër të FA Cup.

Për gjashtë vjet Celina ishte pjesë e Manchester Cityt, që nga mosha 16 vjeçare, derisa kishte bërë katër paraqitje për ekipin e parë më 2016, transmeton Koha.net.

Por, Celina asnjëherë nuk ka luajtur nën menaxhimin e Pep Guardiolas, pasi ishte huazuar në Holandë dhe në disa ekipe angleze para se të transferohej te Swansea për 3 milionë euro në verën e vitit të kaluar, raporton BT Sport.

“Dua t’iu dëshmoj se jam shumë i mirë”, ka thënë Celina në prag të sfidës çerekfinale të luhet të dielën në Liberty Stadium. “Kur shikoj prapa kur isha pjesë e Cityt ia kujtoj vetes se po stërvitesha me top lojtarë dhe e di se çfarë duhet për të shkuar në atë nivel”.

Celina thotë se ai është niveli që dëshiron të jetë, derisa e di se çfarë kualiteti ka City, megjithatë do që Swansea ta mposhtë ish-ekipin e tij.

“Ne kemi lojtarë të mirë në ekip, dhe gjithashtu e dimë se Manchester City është një ekip fantastik, por duam të shkojmë dhe ta mposhtim”, është shprehur Celina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme