Celine Dion komunikon me burrin e ndjerë, përmes fotografive

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 13:57 | Nga

Bashkëshorti i Celine Dion, Rene Angelil ka vdekur muajin janar të vitit të kaluar, por këngëtarja akoma gjen diçka çdo ditë në mënyrë që ta kujtojë atë.

“Unë nuk e kam afër bashkëshortin tim, por ai është me mua vazhdimisht, nuk ka ndryshuar asgjë. Unë e shoh atë përmes syve të fëmijëve të mi çdo ditë, ai është çdokun”, ka thënë Dion në një intervistë për revistën People.

Madje këngëtarja e shumë hiteve “konsultohet” me të për çdo gjë.

“Kur unë dua të ndërmarrë ndonjë hap, i shoh fotografitë e tij dhe flas me të. Madje gjithmonë kërkoj që ai të më japë ndonjë sinjal kur unë e pyes për diçka”, ka thënë ajo.

Kohëve të fundit, Dion i është kërkuar që të incizojë një këngë për filmin “Beauty and the Beast”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme