Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin beson se është e rëndësishme që sesioni i sotëm i Këshillit të Sigurimit të OKB është i hapur për publikun, duke shtuar se Perëndimi ishte kundër kësaj.
“Perëndimi ka shumë të ngjarë të përpiqet të fshehë guximin brutal të Prishtinës, duke vepruar në mënyrë të vrazhdë dhe arrogante, duke shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbetet në fuqi dhe është baza e vetme ligjore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, shkroi ai në Twitter.
Sonte në Këshillin e Sigurimit do të përballen për Ushtrinë e Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.