Cerezo: Vrsaljko nuk largohet nga Atletico

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 09:28 | Nga

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson që Sime Vrsaljko, nuk do të ndryshojë skuadër as gjatë vitit 2018.

Për mbrojtësin e djathtë ka interesim nga klubet italiane si Napoli, Juventus dhe Inter.

“Vrsaljko është lojtar i Atletico Madridit dhe pres që ai të mbetet me ne edhe në vitin 2018”.

“Ne kemi raporte të mira me të gjitha klubet, por një raport që gjithmonë keqkuptohet është kur ne mes futen negociatat për lojtarët. Kam biseduar me presidentin De Laurentiis, por për kinema”.

“Mendoj që Vrsaljko do të qëndrojë te Atletico. Në fakt jam i bindur”, ka thënë Cerezo.

Presidenti i Atletico Madrid, ka shtuar se trajneri Maurizio Sarri nuk ka cmim, dhe Napoli do të jetë një nga konkurrentët kryesor për ta fituar Ligën e Evropës.

“Do të ishte fantastike po ta shihnim një finale mes Napolit dhe Aleticos. Sarri është trajner i madh, skuadra është e fortë, punon mirë dhe për këtë ka merita”, nënvizoi Cerezo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme