Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes për Drejtësi, të cilët garojnë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë mbajtur një takim mobilizues me anëtarësinë në Prishtinë.
Të dy kandidatët para Shtabit Zgjedhor në kryeqytet, janë shprehur të bindur se ndryshimi i madh po vjen dhe se 6 tetori do të vulosë fitoren e tyre.
“Takim mobilizues me Shtabin Zgjedhor në Prishtinë. Suksesi ynë është puna ekipore dhe objektivi ynë është t’i shërbejmë vendit me ndërgjegje! #ErdhiDita #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.