Çerkezi e Kizolli vazhdojnë takimet me qytetarë: Vitia e gatshme për ndryshim

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi dhe Beni Kizolli, kanë vazhduar takimet mobilizuese nëpër qytete të ndryshme të vendit, raporton EkonomiaOnline.

Ata këtë fundjavë ishin në qytetin e Vitisë ku u pritën mga dhjetëra banorë të ciët shprehen vullnetin për të votuar për ndryshimin e madh që do të ndodhë më 6 tetor.

Të dy kandidatët Çerkezi e Kizolli që janë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje shpalosen programin e tyre dhe dhanë premtime se do të jenë zëri i tyre në parlamentin e Kosovës, aty ku deri më tani zëri i vitiasëve pothuajse nuk është dëgjuar fare.

“Mbrëmë për një takim mobilizues ishim në Viti. Vitia me plot zemër dhe e gatshme për ndryshimin! #ErdhiDita #Voto126 #SylejmanÇerkezi31 #BeniKizolli32”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Të ngjashme