Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet partisë PDIU dhe Lëvizjes për Drejtësi,.
Po ashtu ky takim u shfrytëzua edhe për harmonizimin e bashkëpunimit të një platforme mbarëkombëtare shqiptare.
Nënkryetari Idrizi shprehi përkrahjen e parezervë për partinë Lëvizja për Drejtësi dhe ofroi bashkëpunim në të gjitha fushatat.
Në këtë takim u diskutuan edhe proceset zgjedhore në Kosovë e Shqipëri, duke shtruar nevojën e bashkërendimit të agjendave të përbashkëta Kosovës-Shqipëri dhe fuqizimit të rolit të shqiptarëve në Ballkan, duke përfshirë edhe ata të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.