“Lëvizja për Drejtësi” themelon nëndegë në Prizren

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 12:39 | Nga

Pas formimit të Këshillit nismëtar për themelim të degës së dytë në Prizren,  u formua edhe nëndega e radhës në këtë qytet në krye me Emrije Kalanderi, në lagjen “Bazhdarhane”

Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në “Bazhdarhane” ishte edhe lideri i Lëvizjes për Drejtësi brenda PD-së Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtor.

Në fjalën e tij lideri i kësaj lëvizje Sylejman Çerkezi, veç tjerash shprehu gatishmërinë për të qenë sa më afër atyre strukturave që ishim gurthemeltar të platformës për drejtësi ku brenda saj janë kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, respektivisht vlerave të sakrificës dhe atdhedashurisë për komb dhe atdhe.

Këto vlera janë shembulli më i mirë, që e kanë karakterizuar popullin shqiptar liridashës, me të cilat jemi krenar, duke mos harruar asnjëherë gjakun e derdhur për ideale të larta, jetësimin e formimin e shtetit tonë të ri, Kosovën

Të ngjashme