Sylejman Çerkezi formon parti të re

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 14:13 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një ditë më herët e ka regjistruar “Lëvizjen për Drejtësi”.

Kryetar i kësaj partie është Sylejman Çerkezi i cili në fakt ka qenë edhe ideatori për themelimin e  Partisë se Drejtësisë, nga e cila u shkëput para zgjedhjeve të fundit nacionale.

Çerkezi pati qenë pjesë e listës së LDK-së në këto zgjedhje.

Tash, ai ka zgjedhur që lëvizjen e tij ta bëj parti me synim që t’i “përfaqësojë vlerat e shoqërisë kosovare”.

Ai e ka pranuar se Lëvizja për Drejtësi është vazhdimësi e aspiratave për një shoqëri me vlera dhe drejtësi.

“E dimë se Kosova ka nevojë jo vetëm për koncept të qartë politik por edhe për një frymë të politik-bërjes reale. Jemi te vetëdijshëm se gjërat nuk janë të thjeshta por besojmë thellë se LD-ja do të jetë përfaqësim i vlerave të kësaj shoqërie”, ka thënë ai, shkruan AktivPress.

Çerkezi ka qenë i vetmi kryetar partie i cili kishte fituar mandatin e deputetit dhe ishte tërhequr për t’ia lënë vendin ish- bashkëpartiakut të tij asokohe në Partinë e Drejtësisë, Ferid Aganit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme