EULEX, KFOR dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”

Prishtinë | 24 Nën 2026 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar javën e kaluar ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre”, në Kampin Vrelo, me fokus menaxhimin e turmave dhe kontrollin e trazirave.

Sipas njoftimit të EULEX-it, ky trajnim kishte për qëllim forcimin e menaxhimit të rendit publik, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përmirësimin e gatishmërisë për reagim të përbashkët ndërmjet tri institucioneve të sigurisë, transmeton IndeksOnline.

Ushtrimi u zhvillua në kuadër të mekanizmit trenivelësh të reagimit për sigurinë në Kosovë, ku bashkëpunojnë EULEX-i, KFOR-it dhe Policia e Kosovës.

EULEX-i thekson se aktivitete të tilla synojnë të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Të ngjashme