Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës pranohet nga Bashkimi Evropian

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian e ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Pas publikimit në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian vendimi hyn në fuqi dhe certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID-19 e Kosovës do të jetë e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Të ngjashme