Certifikohen 101 kandidatë qё kanё dhёnё provimin e Jurisprudencës, Haxhiu: Bëjeni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 15:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, të premten u certifikuan 101 kandidatë të cilët e kanë dhënë provimin e Jurisprudencës, raporton Ekonomia Online.

Shpërndarjen e këtyre certifikatave e ka bërë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, cila kërkoi nga kandidatët që pavarësisht se ku do të jenë, ta kryejnë punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

Në fjalën e sajë, ministrja Haxhiu uroi kandidatët për suksesin e dëshmuar dhe theksoi se ky është kushti i parë i cili hap rrugën drejt realizimit të synimeve që kanë para vetes secili dhe secila.

Ministrja Haxhiu theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për ata por edhe për vendin sepse përmes dijes e ndershmërisë kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e vendit, si dhe u kërkoi kandidatëve që kudo që orientohen, të jenë në shërbim të vendit dhe qytetarëve, të veprojnë vetëm në bazë të përgjegjësive dhe ligjit.

Gjithashtu, Ministrja falenderoi anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës për kontributin që kanë dhënë në këtë proces si dhe zyrtarët e Ministrisë për mbështetjen e dhënë Komisionit.

“Kjo ju hap rrugët për të ecur tutje sepse ky është kushti i parë që dëshmon vlerat e juaja profesionale për tu bërë gjyqtar avokat e prokuror. Ju e keni të hapur rrugën drejt realizimit të ëndrrave e synimeve. Ju këtë e keni arritur me meritë sepse procesi i jurisprudencës ka qenë i drejtë transparent si kurrë më parë. Kam një kërkesë për juve, pavarësisht se ku do të orientoheni në sistemin prokurorial apo gjyqësor, apo ku do tjetër ju lutem shumë që ta bëni punën me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim”, tha Haxhiu.

Pas fjalës së saj, ministrja Haxhiu ndau certifikatat për të gjithë kandidatët veç e veç.

Të ngjashme