Certifikohen 134 të rinj për punë praktike

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 13:18 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, KIESA dhe UNDP-ja përmes një konference për media kanë ndarë certifikata për 134 kandidatë, të cilët kanë kryer punë praktike për dy muaj në kompani të ndryshme në sektorin privat.

Aty u theksua se pas këtij certifikimi të rinjtë do të integrohen më lehtë në tregun e punës. Ndërkaq u vlerësua edhe benefiti për sektorin privat pasi që do të kenë mundësi të marrin punonjës të zhvilluar profesionalisht.

Valbona Bogujevci, koordinatore e programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, tha se ky aktivitet kontribuon rezultatet që i kanë arritur bashkërisht.

“Falënderoj sektorin privat që ka participuar në këtë program dhe që ju kanë mundësuar të rinjve tanë të kryejnë këtë praktikë.

Benefiti është i dy anshëm, sepse të rinjtë që kanë marr pjesë në këtë program do të pozicionohen shumë më mirë në tregun e punës në të ardhmen, por benefiti është edhe për sektorin privat, sepse duke iu ndihmuar atyre që të zhvillohen profesionalisht në njëfarë mënyre kanë krijuar edhe një fuqi punëtore që kurdo që të jetë mundësia do të jetë në dispozicion të ofrojë shërbimin e vet për sektorin privat”, ka thënë Bogujevci.

Ndërsa Defrim Rifaj, udhëheqës i Departamentit për punë dhe Punësim në MPMS tha se synimi i tyre është që përmes këtij programit të mbështesin tregun e punës.

“Përmes këtij projekti ne kemi targetuar integrimin e të rinjve të sapodiplomuar, për shkak se e dimë që një numër i madh i të rinjve që i përfundojnë studimet ju mungon përvoja e punës dhe mundësia që të kryen praktike në ndërmarrjet private i aftëson ata që të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të cilat janë relevante që ata të kenë më të lehtë procesin e punësimit”, tha Rifaj.

“Kemi nevojë permanente që të kemi sa më shumë fonde për realizimin e projekteve të tilla”, shtoi ai. Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, tha se “qëllimi i ynë është që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përfitojnë nga akademia, nga hulumtimet shkencore, nga avancimet e fundit në aspektin akademik përmes studentëve që të bëhet transferimi i njohurive dhe avancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.

 

1 2

Të ngjashme