Certifikohen 40 kandidatë nga Akademia për Qeverisje Lokale

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 16:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) është mbajtur ceremonia e certifikimit të Gjeneratës së Gjashtë të programit Akademia për Qeverisje Lokale (LGA).

Kjo gjeneratë ka përfshirë 40 pjesëmarrës nga pesë komuna (Prishtinë, Suharekë, Dragash, Mamushë dhe Kllokot), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësues nga institucione të pavarura publike, si Auditori Gjeneral, dhe shoqëria civile.

Drejtori ekzekutiv i KLGI-s, Besnik Tahiri, ka shpjeguar se Akademia për Qeverisje Lokale është program edukativ, bazuar në nëntë vitet e studimeve të kryera, për forcimin e demokracisë lokale, pjesëmarrjen dhe në veçanti dhe përfaqësimin e interesave publike nga ana qeverisje lokale nga vendim-marrësit të kuvendeve komunale dhe organet ekzekutive.

Duke iu drejtuar të certifikuarve, Tahiri i ka porositur ata se i presin shumë punë përpara, ngase ka ende paqartësi në nivelin e pushtetit lokal, duke filluar nga procesi i decentralizimit.

“Në si shtet kemi pësuar me decentralizim tash e 10 vjet. Kjo nuk nënkupton rishikimin e lëshimeve, por duhet bërë konstatim nga qeverisjet lokale. Është e pakuptimtë mos të bëjmë më shumë për komunat”, ka thënë Tahiri

Ai ka konstatuar që decentralizmi është i fortë në letra por jo edhe në praktikë. Ai ka përsëritur që Prishtina nuk e përfaqëson Kosovën dhe se duhet të nxirret Ligji për Prishtinën.

Më tutje, Tahiri ka thënë se Mitrovica e veriut duhet të integrohet në mënyrë që të ndihet dora e shtetit.

Sa i përket financave lokale, Tahiri tha se kanë pasur bashkëpunim të mirë më ish-ministrin e Financave Avdullah Hoti.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ka thënë se aktivitetet e KGI-s janë të një kualiteti të lartë.

“Do të bëjë të pamundurën që Norvegjia ta mbështes Besnikun dhe KLGI-n. Qeverisja lokale është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Stjaastad ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet komunave, si një gjë e patjetërsueshme.

Kurse, drejtori i fondacionit FES, Frank Hankte, ka thënë se më rëndësi është të flasim për interesin e përbashkët të njerëzve dhe interesat të cilat prekin mirëqenien e gjithsecilit.

Sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimëraj ka thënë se problemet dhe sfidat janë të shumta, por ka pasur përmirësime.

“Nga viti 2014 kemi bërë progres. Me ligjin nuk ka kompromise. Ka rritje të komunikimit, por edhe mbështetje të Komisionit Evropianë. Komunat kanë nevojë të jenë më transparente”, ka thënë ajo.

Gjenerata e gjashtë ka adresuar rëndësinë e demokracisë lokale – proceset dhe praktikat – përkrahjen dhe avancimin e parimeve të përfaqësimit, pjesëmarrjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. Programi mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë dhe Fondacioni Friedrich Ebert.

Image may contain: 3 people

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing

Image may contain: 4 people, people standing, suit and outdoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 4 people, people smiling, suit

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

 

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people standing, beard and outdoor

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: 3 people, crowd, tree and outdoor

Image may contain: 3 people, wedding and outdoor

Image may contain: 1 person, standing

Të ngjashme