Zyra Kombëtare të Auditimit (ZKA), mban konferencën me fokus kapacitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe njëherësh ceremoninë e certifikimit të auditorëve.
Ngjarja ka tri sesione të veçanta dhe ka për qëllim të mbledhë gjithë akterët rajonal, vendor dhe ndërkombëtarë si nevojë për reflektim dhe zotim për angazhimet e përbashkëta në funksion të fuqizimit të këtij mekanizmi të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Përmes kësaj ngjarje, Zyra Kombëtare e Auditimit, shpreh angazhimin dhe fokusin për të adresuar sfidat, promovuar sukseset dhe për të parë bashkërisht me partnerët rrugën përpara.
“Ky është moment tejet i rëndësishëm, për gjithë akterët në funksion të bashkimit të energjive, njëherësh një shenjë mirënjohje për të gjithë korpusin që angazhohen në këtë mision të auditimit”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.
Përveç fjalimeve kryesore në ceremoninë e certifikimit nga Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në sesionet tjera do të prezantojnë përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendorë.