Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa prej 10% ndaj vendeve të NATO-s – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë – të cilat kanë dërguar trupa në Grenlandë, mes kërcënimeve të SHBA-së për të marrë nën kontroll ishullin Arktik.
Në një postim të gjatë në Truth Social, ai tha se “Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda kanë udhëtuar drejt Groenlandës, për qëllime të panjohura”, duke shtuar:
“Kjo është një situatë shumë e rrezikshme për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit tonë.”, raportonThe Guadian.
Presidenti amerikan tha se tarifa prej 10% do të vendoset mbi të gjitha mallrat që këto vende eksportojnë drejt Shteteve të Bashkuara duke filluar nga 1 shkurti, e ndjekur nga një normë prej 25% nga 1 qershori.
“Kjo tarifë do të jetë e detyrueshme dhe e pagueshme derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës,” shtoi ai.
Trump përsëriti paralajmërimin e tij se “Kina dhe Rusia e duan Groenlandën”, duke thënë se “nuk ka asgjë që Danimarka mund të bëjë për këtë.”