Çështja e trajnerit të Kosovës, Munishi: Na e kanë bërë sikur Lul Raka, dy javë vendimtare

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i njohur kosovar dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Ismet Munishi e ka komentuar çështjen e trajnerit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka caktuar trajnerin e ri, ndërsa Munishi ironizoi pak.

“Na e kanë bërë sikur Lul Raka, dy javë vendimtare. Me marrë një selektor të mirë. Të gjithë emrat që janë përfol janë trajnerë të mirë. T’i krijojmë edhe ne klimë të përshtatshme për me punu. Me këta rumunët e kam një inati pak më të veçantë. Duhet mi mujt edhe atje edhe këtu”, tha Munishi.

Të ngjashme