Çfarë e shkakton shtimin në peshë?

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

1️⃣ Regjimi ushqimor – Sasia dhe cilësia e ushqimit që konsumoni ndikon drejtpërdrejt në peshën trupore.

2️⃣ Faktorët gjenetikë – Disa njerëz kanë predispozita gjenetike të shtojnë peshë me lehtë se të tjerët. Gjithsesi, studimet tregojnë se nje regjim ushqimor i shëndetshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik mund ta parandalojnë këtë tendencë.

3️⃣ Mungesa e aktivitetit fizik – Aktiviteti fizik redukton gjasat e semundjeve të zemres, disa llojeve të kancerit dhe disa semundjeve kronike.

4️⃣ Stresi – Stresi kronik mund të shpjerë ne zakone të këqija të të ushqyerit.

5️⃣ Mungesa e gjumit – Studimet tregojnë një lidhje mes gjumit dhe peshës trupore. Në përgjithësi, personat qe nuk flenë mjaftueshëm kanë tendencën të peshojnë me shumë sesa ata që flenë mjaftueshëm.

Të ngjashme