Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite ka mundësi për shira lokale
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i nxehtë kurse pas dite ka mundësi për vranësira që do të sjellin edhe shira lokale, të përcjella me bubullimë.
”Era e lehtë e drejtimeve të ndryshme, temperatura më e ulët 11 deri 19 kurse ajo më e larta e ditës rreth 28 gradë celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik.