Sa herë ju ka ndodhur të teshtini disa herë rresht, para se të qetësoni hundën më në fund? Sipas shkencës një rritim i bezdisshëm në hundë, çon në tre teshtima rresht.
Ndodh që të teshtimë për shkak të një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes, sepse kemi ftohtë, alergji apo prej irritimeve të tjera.
Elementët irritues nuk janë të vetmit që shkaktojnë teshtimë, pasi disa persona vuajnë nga teshtima reflekse, që shkaktohen prej dritave të forta.
Si funksionon teshtima?
Praktikisht ne kemi një nerv, nervin trigemin, i ndërtuar nga fibra të ndjeshme, të cilat arrijnë mukozën e hundës, të cilët kur stimulohen nga agjentë të jashtëm aktivizohen dhe dërgojnë sinjale në muskuj të ndryshëm si diafragma, laringu dhe faringu dhe reagojnë me një presion të fuqishëm, përmes teshtimës.
Por pse ndodhin tre teshtima?
Për të shpëtuar nga një “agjent irritues”, pikë së pari duhet boshatisur hunda (teshtima e parë), më pas duhet afruar në hundë (teshtima e dytë) dhe më pas duhet nxjerrë jashtë (teshtima e tretë).
Nuk duhet ndaluar teshtimën që është në progres
Sipas mendimit të Alan Wildit, kirurg i qafës dhe i kokës dhe profesor i otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Saint Louis, nuk rekomandohet të shërbeheni me asnjë metodë për ndaljen e teshtimës, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shtrëngimin e hundës ose të ashtuquajturës teshtitje me buzë të mbyllura. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes nxitjes për të teshtirë dhe vetëteshtitjes.
Fërkimi i hundës, frymëmarrja e thellë përmes hundës dhe shtypja e buzës së sipërme nën hundë mund të shmang nevojën për teshtitje, por vetë procesi i teshtitjes nuk guxon të ndërpritet pasi të ketë filluar njëherë.