Të merreni me sport nuk është gjë aq e vështirë sa mendojnë shumica. Në fakt, studimet tregojnë se shpenzimi i 30 minutave në ditë me ushtrime ditore mjafton për të qëndruar në formë dhe për ta përmirësuar shëndetin.
Por, si ndikojnë ushtrimet e rregullta në trupin tuaj? – transmeton Telegrafi.
GJATË USHTRIMEVE
– Metabolizmi rritet
– Viskoziteti i gjakut përmirësohet
– Rrjedha e oksigjenit rritet nga 8 litra (kur jeni duke pushuar) në 100 litra për minutë
– Rritja e qarkullimit të gjakut iu mundëson qelizave të marrin më shumë oksigjen dhe vlera ushqyese nga gjaku
MENJËHERË PAS USHTRIMEVE
– Trupi fillon t’i tretë proteinat dhe karbohidratet katërfish më shpejt, prandaj humbni peshë më shpejt
– Truri fillon të lirojë më shumë endorfine, gjë e cila jua përmirëson disponimin
DISA ORË PAS USHTRIMEVE
– Vetëbesimi ju rritet
– Shtypja e gjakut normalizohet
– Filloni të flini më mirë dhe kualiteti i gjumit përmirësohet
PAS DISA JAVËVE ME USHTRIME TË RREGULLTA
– Kapaciteti i mushkërive rritet
– Zemra dhe enët e gjakut ju funksionojnë më mirë
– Bëheni më të qëndrueshëm
– Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen; numri i qelizave të kuqe të gjakut për kub milimetër të gjakut rritet nga 5 milionë në 6 milionë.
– Sistemi i imunitetit ju forcohet, ndërsa niveli i limfociteve në gjak rritet.
– Trupi i rregullon nivelet e sheqerit dhe substancave tjera në gjak më lehtë
– Trupi juaj ka më pak dhjam
DISA MUAJ PAS USHTRIMEVE TË RREGULLTA
– Jeni më pak të stresuar, ndërsa jeni më pak të prirë të përjetoni ndjenja depresive dhe ndryshim disponimi
– Transferimi i oksigjenit në muskuj rritet, ndërsa qarkullimi i gjakut përmirësohet
– Një koordinim i përmirësuar i lëvizjeve ju mundëson ta forconi sistemin nervor. Shpejtësia e transmetimit të impulsit nervor rritet; aktiviteti i trurit përmirësohet dhe merrni vendime më lehtë.
– Sistemi muskuloskeletal i trupit forcohet: muskujt ju rriten, ndërsa eshtrave tuaj iu rritet densiteti
DISA VITE PAS USHTRIMEVE TË RREGULLTA
– Jetëgjatësia iu rritet
– Qëndroni më të ri për një kohë të gjatë!