Çfarë ndodhi me vullnetarët që u infektuan qëllimisht me Covid?

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Sfida e parë njerëzore në botë, ku vullnetarë janë infektuar qëllimisht me Covid 19, në kuadër të studimeve për virus, ka rezultuar e suksesshme dhe e sigurt tek të rinjtë. Kjo konfirmoi se të dhënat mund të japin një bazë shumë të çmuar për studimet dhe mjekimet për Covid-19.

Ky projekt u paralajmërua në shkurt të një viti më parë si një bashkëpunim mes universitetit të Londrës, qeverisë britanike dhe task forcës për vaksinimin e popullsisë. Shkencëtarët prej dekadash kanë përdorur sfida të tilla për të mësuar më shumë për sëmundje si malarja, gripi, tifo dhe kolera; për të prodhuar mjekime dhe vaksina kundër tyre.

Në projektin aktual 36 të rinj të shëndetshëm, meshkuj dhe femra të moshës nga 18 – 19 vjeç, në mënyrë vullnetare pranuan të infektohen me virusin origjinal të Covid dhe u monitoruan nga afër gjatë kohës së karantinimit, raporton abcnews.al

Monitorimi do të zgjasë për 12 muaj. Deri tani nuk ka pasur asnjë situatë serioze dhe vullnetarët e përjetuan mirë proçesin. Mosha e përzgjedhur ka të bëjë me faktin se këta janë edhe përhapësit më të mëdhenj të virusit.

Sipas të dhënave të para simptomat nisin të shfaqen dy ditë pas infektimit me virusin. Fillimisht në fyt , por pjesa më e madhe përqendrohet në hundë, dhe zgjat pesë ditë. 18 nga vullnetarët u infektuan, 16 prej tyre kishin vetëm rrjedhje hundësh, teshtima dhe pak ngacmim në fyt.

Disa të tjerë përjetuan dhimbje koke, muskujsh dhe kockash, lodhje dhe temperaturë. Asnjeri prej tyre nuk pati simptoma serioze. Dy prej vullnetarëve u përjashtuan nga eksperimenti pasi kishin një nivel të madh antitrupash.

13 nga të infektuarit vullnetarisht thanë se kishin humbur përkohësisht nuhatjen, që u rikthye brenda 90 ditësh.

Anjë prej tyre nuk pati asnjë pasojë në mushkëri. /abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme